Flash News

KRYESORE

"Lufta' jonë me Edi Ramën, jo për koalicionet', Kryemadhi tregon shkakun e debatit të nxehtë opozitë-mazhorancë

"Lufta' jonë me Edi Ramën, jo për koalicionet',

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese. Në një intervistë për News 24, Kryemadhi ka sqaruar se qëndrimi i saj vjen jo për shkak të ndalimit të koalicioneve, por për integrimin europian.

Kryemadhi thekson se, humbja kësaj radhe e negociatave me BE-në do të ishte fatale për Shqipërinë, e cila jo vetëm që s’ka më shans të anëtarësohet, por edhe do të izolohet. Madje kryetarja e LSI-së shkonë edhe më tej kur paralajmëron se vendit tonë mund t’i vendosen edhe sanksione.

E pyetur se, pse për çfarë arsye opozita vijonë debatet politike, kur është e sigurt për fitoren ndaj Ramës me apo pa debat politik, Kryemadhi përgjigjet shkaku janë ndryshimet e njëanëshme kushtetuese, ndërsa shton se edhe Enver Hoxha që ishte diktator i miratonte ndryshimet me Referendum nga populli.

“Opozita e ka mbyllur marrëdhënien e saj të komunikimit me Edi Ramën që kur dogjëm mandatet. Një njeri arrogant, mashturues, e kanë parë edhe ndërkombëtarët. E kanë parë që nuk është një piktor, por një i çmendur. Lufta jonë për këtë nuk bëhet për çështjen e koalicioneve por për integrimin europian. Sepse nëse ne humbasim këtë radhë hapjen e koalicioneve edhe me kushte, Shqipëria s’do ketë më shanse, madje do ketë sanksione të shumta. Do të ketë izolim total.

Do të bëjë ndryshime? Shkojmë në referendum. Edhe Enver Hoxha që ishte diktator e miratonte me referendum. Edhe kur s’dinin shkrim e këndim e bënte me zar, zgjidhnin gogla”, ka thënë Kryemadhi.

E pyetur për hyrjen në zgjedhje me një Listë të përbashkët si Opozitë, kryetarja e LSI-së nuk e ka përjashtuar këtë si mundësi, megjithëse u përqendrua më tepër pandemia, e cila është një ndër problematikat më të vështira me të cilat vendi ynë po përballet aktualisht.

“Kjo ka kohë. Më e rëndësishme është evidentimi i problematikave, plani i masave nga kjo krizë”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit