Flash News

KRYESORE

Lufta kundër drogës, Ministri i Rendit shkund policinë, mega operacion në gjithë vendin

Lufta kundër drogës, Ministri i Rendit shkund policinë, mega

Pas inspektimeve të fundit të ministrit Demiri, nga ajri e nga toka, aksioneve dhe arrestimeve për mbjellje e shpërndarje kanabisi, në qytete e fshatra, mbrëmë natën është finalizuar aksioni më i madh, i cili do të shtrihet në të gjithë vendin. Sipas policisë po kryehet një mega operacion antidrogë në të gjithë vendin, në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj.

Në krye të këtij operacioni është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA -së.

Operacioni në Vlorë është zhvilluar nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH-ja.

Operacioni ka vijuar edhe në Tiranë e Kavajë ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Lëndë narkotike është sekuestruar edhe në Përmet.

“Në këto operacione ka persona të arrestuar e të shoqëruar, ku në përfundim do jepen detaje. Ende nuk ka përfunduar peshimi total i lëndës narkotike”- njofton policia.

Pas Vlorës aksion i madh në Kavajë. Pritë trafikanëve të drogës

Pas operacionit të madh në Llakatund të Vlorës ku thuhet se u sekuestruan 15 tone kanabis, policia ka zbuluar një tjeter baze në Kavajë, ku ka sekuestruar 700 kg kanabis.

Sipas te dhenave te para mesohet se droga ne Kavaje u sekuestrua në fshatin Bago dhe ka ndaluar 4 persona.

Mësohet se policia është vënë në ndjekje në rrugën që të çon drejt “Plazhit të gjeneralit”, një furgon dhe në një makinë tip fuoristradë plot me drogë. Me të pikasur policinë, drejtuesit e mjeteve dhe shoqëruesit janë larguar. Policia që kishte ngritur prita në të gjithë zonën, në një vend tjetër ka ndaluar 4 persona.

Dyshimet e para janë që droga ka ardhur nga një rreth tjetër, me qëllim që të shkonte drejt “Plazhit të Gjeneralit” dhe më pas të transportohej me mjete lundruese drejt Italisë. Operacioni është në zhvillim e sipër për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik të drogës.

Të fundit