Flash News

KRYESORE

Lufta kundër informalitetetit/ Ndiqen penalisht 6 zyrtarë në Dibër. Policia jep detajet e operacionit

Lufta kundër informalitetetit/ Ndiqen penalisht 6 zyrtarë në

Gjashtë zyrtarë të qytetit të Dibrës janë vënë në pranga në kuadët të luftës kundër informalitetit. Ndër ta është edhe ish-drejtori i ALUIZNI-t në Drejtorinë Rajonale të Dibrës, shtetasi N. K 56 vjeç.

Nën hetim është vendosur përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t në Dibër.

Si një rezultat i një operacioni policor janë proceduar penalisht shtetasit:

N.K, 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë  së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t,   në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Dyshohet se me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin, këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

“Këta shtetas duke qenë  të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër,  dyshohet se me veprimet  e tyre, në kundërshtim me ligjin,  kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes,  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje  (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar  dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, thekson Policia e Shtetit.

Të fundit