Flash News

KRYESORE

Lufta kundër kanabisit, Rama pranon publikisht rolin e opozitës: Na “shkundi”

Lufta kundër kanabisit, Rama pranon publikisht rolin e opozitës: Na

Ditën e sotme, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka pranuar rolin e rëndësishëm që ka patur opozita në luftën kundër kanabisit, të cilën e quan një “shkundje” të qeverisë.

“Mos ta mendojë askush se po i bie vërdallë duke pasur parasysh dekriminalzimin apo kanabisin, problematika reale padyshim, por sipas meje u frynë duke kaluar çdo cak e masë në sytë e veshët e botës.

Duhet thënë sot se opozita luajti një rol real në “shkundjen” tonë karshi këtyre problematikave. Nëse sot ne jemi në një ofensivë totale dhe me rezultate të paimagjinueshme kundër kanabiasit, e kotë të mohohet se edhe opozita pati kontributin e saj. Le të mos e debatojmë le ta marrim të mirëqenë si e mendoni ju, por le të provojmë që problemet t’i diskutojmë së bashku, ti zgjidhim një herë me durim e mirëbesim si përpiqemi të ndajmë raportime fakteve nga e vërteta?”, u shpreh ndër të tjera kryministri Edi Rama, duke shtuar se asgjë nuk i pengon për nisjen e një dialogu serioz.

LEXO EDHERama kërkon ndjesë të thellë publike: S’do ndodhë më, do ketë shpërblime!

LEXO EDHE: Ambasadori Lu mungoi në betimin e Ruçit, por ndjek sot “live” Ramën në Kuvend

LEXO EDHE: Përplasje në seancën parlamentare, Spaho s’lë Ramën të flasë: “Ka shkelje!” Ndërhyn Vasili

 

Të fundit