Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
‘Lufta kundër korrupsionit’, mesazhi i ambasadorit të BE-së për autoritetet përgjegjëse
Gjatë aktivitetit për ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca u shpreh se lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik të autoriteteve përgjegjëse. "Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE", thekson ambasadori.
“Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot në shoqëri janë më të mëdha.
Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen, por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë.
Shfarosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Kryesisht është sfidë për qytetarët dhe institucionet, por jo vetëm. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.
Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse në vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE.
Ajo që duket qartë nga korrupsioni është që në fund të fundit ata që janë më të ekspozuar janë qytetarë e thjeshtë, që nga studentët apo biznesmenët. Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE”, u shpreh Soreca.