Flash News

KRYESORE

Lufta kundër krimit mjedisor, bashkia e Bulqizës merr masa,... pas shkatërrimit të pyjeve

Lufta kundër krimit mjedisor, bashkia e Bulqizës merr masa,... pas

Bashkëpunimi ndërinstitucional, nxitja dhe sensibilizimi i qytetarëve kundër krimit mjedisor ishte në fokus të një takimi të mbajtur në Bashkinë e Bulqizës! Autoritetet e qeverisjes vendore dhe drejtori i Pyjeve, Lufti Miftari prezantuan para grupit ndërinstitucional punën e bërë në luftën ndaj prerjes së paligjjshme të pyjeve dhe dëmtimin e mjedisit. Përfaqësuesit e grupit Ndërinstitucional vlerësuan punën e bërë në këtë drejtim, duke theksuar se Drejtoria Lokale e Pyjeve ka evidentuar dhe luftuar krimin mjedisor në Bulqizë: “Jemi në fazën që nevojitet një reagim i fortë i aktorëve lokalë duke filluar nga autoritetet vendore dhe gjithë degët rajonale të institucioneve që merren me problemet e mjedisit dhe monitorimit të pyjeve, të biodiversitetit.” Në takim u theksua rëndësia e ndryshimeve ligjore për ti dhënë drejtorive të pyjeve më shumë kompetenca ligjore.

“OSBE-ja gjithashtu që është mbështetësi i kësaj iniciative ka të dhëna që vazhdon prerjet e paligjshme pavarësisht moratoriumit të pyjeve.”, tha Oriana Hanxhari.

Pjesë e diskutimit u bënë edhe lejet e konstestuara për gërmime apo ndërhyrje të tjera në disa zona të rrethit të Bulqizës, sic është Ajo në Liqenin e Zi.

 

Të fundit