Flash News

KRYESORE

Lufta me krimin, Ambasada e SHBA del me deklaratë: Duhet Ministri e Brendshme funksionale për të shtuar përpjekjet

Lufta me krimin, Ambasada e SHBA del me deklaratë: Duhet Ministri e

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dalë me një deklaratë për luftën kundër krimit të organizuar në vendin tonë.

Në reagim thuhet se Ambasada është e inkurajuar nga përparimi në luftën kundër krimit, por këto përpjekjeve jo vetëm duhet të vazhdojnë, por edhe të shtohen më tej.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Amerikanët kërkojnë një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale dhe shprehet e gatshme për të ofruar asistencë për të bërë të mundur mposhtjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA.

Ditën e djeshme, në Ministrinë e Brendshme hyri Sandër Lleshi, i cili edhe pse zyrtarisht mban postin e zv/ministrit, do të jetë personi që do të drejtojë punën në këtë institucion të rëndësishëm.

Të fundit