‘Lufta’ me portalet, gazetari: Qytetarët shohin më shumë shpresë nga mediat sesa nga kryeministri

Kryeministri Edi Rama ditët e fundit ka sulmuar mediat e sidomos poralet për shkak të raportimit lidhur me situatën e tërmetit, me argumentin se po përhapin panik te qytetarët.

Madje nuk kanë munguar as paralajmërimet deri në mbyllje të tyre.

Në një intervistë për RTV ORA, gazetari Gjergj Erebara shprehet se ky sulm i kryeministrit ndodh për shkak të pazotësisë për të menaxhuar situatën post tërmet.

 “Për sa i përket synimit të Edi Ramës për të krijuar armiqësi mes qytetarëve dhe gazetarë, ajo që kam vënë re në Durrës ishte pikërisht e kundërta. Qytetarët shohin me më shumë shpresë nga media sesa nga kryeministri. Nga ana praktike është një banalitet në përputhje të plotë me cilësinë e qeverisjes së vendit sepse në botën e internetit Shqipëria ka shumë pak kapacitete për censuruar median”, u shpreh gazetari.

Disa ditë më parë është mbyllur faqja interaktive, JOQ, Jeta osh Qef. AKEP, i ka bllokuar domain-in JOQ, duke pamundësuar vizitimin e JOQ nga të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri.