Flash News

KRYESORE

Lufta me tifozët, Granit Xhaka më në fund iu shkruan një letër

Lufta me tifozët, Granit Xhaka më në fund iu shkruan një

Granit Xhaka më në fund ka reaguar publikisht për incidentin me tifozët e Arsenalit fundjavën e kaluar kundër Crystal Palace. Kapiteni i ekipit londinez u vërshëllye nga tifozët e skuadrës së tij teksa po dilte nga fusha duke u zëvendësuar dhe bëri gjeste jo të hijshme për një kapiten kundrejt tyre.

"Pasi mora pak kohë për të reflektuar, do të doja t'ju jepja një shpjegim dhe jo një përgjigje të shkurtër. Ajo që ndodhi më ka prekur shumë. Unë e dua këtë klub. Njerëzit kanë shkruar gjëra si 'Do të të thyejmë këmbët', 'Do të të vrasim gruan' dhe 'Uroj që vajza jote të ketë kancer'. Këto mesazhe më kanë shtyrë të reagoja siç bëra të dielën", ka shkruar Xhaka në një letër publike në rrjetet sociale.

"E lashë veten të ndikohesha dhe reagova keq, por nuk ishte ky qëllimi im. Më vjen keq nëse është kjo ajo që kanë menduar njerëzit. Urimi im është që të kemi sërish respekt reciprok. Le të lëvizim përpara bashkë dhe në mënyrë pozitive", - ka shtuar mesfushori me origjinë shqiptare.

Të fundit