Flash News

KRYESORE

“Lufta” mes Ermalit dhe Luanës: Luana Vjollca a jemi shokë?

Konkurrenca mes Luanës dhe Ermalit gjithmonë shtohet. Emisionet e tyre transmetohen në të njëjtin orar ne televizione të ndryshme.

Këtë radhë Ermali ka thumbuar Luanën me një video të postuar në Instagram. Në video ai paraqitet si recepsionist i një hoteli ku i sugjeron Bleona Qerretit, të ftuarës së tij të kësaj jave, që të shkoj te emisioni i Luanës dhe jo te “Xing me Ermalin” pasi atje mund të thyej rekordin e shikueshmërisë.

Ndër të tjera, Ermali ka përmendur moderatoren e Top Channel: “Luana Vjollca, a jemi shokë?”

Dhe Luan nuk ka nguruar t’i përgjigjet: “Hahahaahahahahahahahaah, ue sa të shkon roli i recepsionistit, ishalla po thyen ndonjë rekord aty”.

 

Të fundit