Flash News

KRYESORE

Lufta ndaj COVID-19/ BE do të japë 15 mld euro për vendet partnere

Lufta ndaj COVID-19/ BE do të japë 15 mld euro për vendet

Presidentja e Komisionit Europian njoftoi të martën se BE do të japë 15 miliardë euro për të ndihmuar vendet e varfra të prekura nga koronavirusi. Ursula von der Leyen, në një videomesazh, tregoi se ndihmat do të shkojnë kryesisht për vendet që kanë sisteme të dobëta shëndetësore.

“BE po siguron më shumë se 15 miliardë euro për të ndihmuar partnerët tanë në të gjithë botën për të luftuar koronavirusin. Është në interesin tonë të sigurojmë që lufta të ketë sukses në mbarë mbotën. Duke qëndruar të bashkuar dhe duke punuar së bashku, ne mund ta mposhtim këtë virus”, shprehet Von der Leyen.

Shefja e Komisionit Europian nuk dha detaje se cilat vende do të përfitojnë konkretisht. Megjithatë, ndihma, sipas Von der Leyen, do të shkojë për sistemet shëndetësore dhe për të ndihmuar ekonomitë e këtyre vendeve.

https://twitter.com/vonderleyen/status/1247502717758713858

Të fundit