Flash News

KRYESORE

Lufta ndaj narkotikëve/ 4 persona të arrestuar, disa në kërkim

Lufta ndaj narkotikëve/ 4 persona të arrestuar, disa në

Policia ka vënë në pranga katër persona dhe ka shpallur disa të tjerë në kërkim, si pjesë e hetimeve për luftën lundër narkotikëve.

“Në kuadër të procedimit nr.245 , viti 2014, në vijim të hetimeve  të nisura nga  Sektori për  Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit  në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe Drejtoritë e Policisë Tiranë, Gjirokastër dhe Vlorë, u finalizua  Operacioni “Laguna e Vilunit”.Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Gjirokastër e Vlorë  u organizua puna për mbajtjen në vëzhgim të shtëpive, ambjenteve, vendeve ku dyshohej që qëndronin personat e përfshirë”, sqaron policia.

Të arrestuarit janë: 

Altin RRAMOLLI, banues në Tiranë.

Kasëm PILURI, banues në Vlorë.

Andi MITA, banues në Vlorë.

Andrea (Renato) Caushi, banues në Tepelenë.

Të fundit