Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Në Partinë Demokratike ka shpërthyer, ose dalë në sipërfaqe, një luftë e ashpër, irracionale dhe shumë e ngarkuar, aq sa është e pamundur të thuash diçka për atë që po ndodh në PD, dhe të mos shihesh si domosdoshmërisht në shërbim të një pale. Subjektivizmi, në fakt, është tipar dominues i epokës së sotme. Mendimtarë të ndryshëm thonë se, subjektivizmi kthehet në një sëmundje aq të keqe, sa njeriu që kundron një trëndafil mund të mendojë se trëndafili nuk ekziston, por është pasojë e nervit optik që e bën të duket.
Po ashtu, njerëzit, prej shumë kohësh, kanë nisur të shpjegojnë veten nëpërmjet së paku dy pikëpamjeve të mëdha bazë: marksizmit dhe frojdizmit. Marksizmi thotë se njerëzit ekzistojnë si anëtarë të një klase ekonomike, ndërsa frojdizmi thotë se njerëzit ekzisojnë si “tufë kompleksesh”. Sipas frojdistëve, në qoftë se dikush mendon se, ta zemë, mbretëresha Geraldinë ishte një mbretëreshë e mrekullueshme, atëherë ai vuan nga 'kompleksi i nënës', ndërsa për marksistët, në qoftë se dikush mendon se ekonomia ka nevojë për ulje taksash apo diçka tjetër, ai e bën këtë sepse i përket borgjezisë apo një klase tjetër ekonomike.
C S Lewis, një filozof i njohur, ka përdorur i pari fjalën 'bulverizëm' për këtë shpjeguar këtë mënyrë të shëmtuar të shkatërrimit të njohjes. Personazhi i tij Bulver, kur i thotë së shoqes se dy brinjë të një trekëndëshi janë më të mëdha se brinja e tretë, ajo i përgjigjet “ti mendon kështu ngaqë je burrë”. Pavarësisht kësaj, debati në PD është një çështje e rëndësishme publike, dhe kësisoj çdo bulverizëm do të ishte i vogël para nevojës për të folur për këtë debat. Po ta shohësh nga jashtë, dhe po të mos e dish që PD është një parti e vendosur në të djathtë të spektrit, do të mendoje se grupi i kritikëve të Bashës i përket një segmenti thellësisht të majtë, komunist ose të majtë liberal.
Sapo u përvijua rezultati i zgjedhjeve, mëngjesin e së hënës, kur ishin pa numëruar më shumë se 70% e votave, Besnik Mustafaji kërkoi dorëheqjen e Bashës duke e quajtur fajtor. Të nesërmen, të martën, nisën me radhë kërkesat për dorëheqje. Duhet thënë se kërkesa për dorëheqje, kur rezultati ka dalë është legjitime dhe e drejtë e kujtdo. Ajo që tregon përmasën e thellë të majtë të sjelljes politike të kundërshtarëve të Bashës, nuk është kërkesa në vetvete, por mënyra se si u artikulua, zelli, gjuha dhe sidomos arsyet. Aty pati sulme personale duke thënë që “partinë e drejton kunati, e drejton gruaja, Basha duhet përzënë, siç Krishti përzuri zullumqarët nga Tempulli, ai nuk ka mundësi as të turpërohet, ai shkatërroi partinë, shiti zgjedhjet etj”.
Socialistët e të gjitha llojeve, që nga liberalët deri te komunistët, janë të motivuar nga nevoja të fuqishme të egove të tyre, nevojë për pushtet, nevojë për vëmendje, për famë, për vlerësim etj”. John Ray, ndoshta një nga studiuesit më të mëdhenj të psikologjisë së të majtës, thotë se kjo nevojë dramatike i ka shtyrë ata tek ideja e “barazisë”, tek ideja e një shteti të madh, tek ideja e rishpërndarjes së pasurisë, e taksave të larta, e të drejtave të homoseksualëve, e kundërshtimit të fesë, e mbrojtjes së abortit etj etj. Pra, këto janë gjetje për të justifikua nevojat e tyre.
Te kundërshtarët e Bashës, te gjuha e përdorur, te mënyra se si vrapuan të kërkojnë dorëheqjen pa dalë rezultati, vihet re ky tipar i së majtës, tipar i cili në regjime të tjera politike prodhon prerje kokash, gjyqe dhe kampe internimi. Luftërat e brendshme brenda së majtës janë ekstreme. E djathta ka një qasje tjetër, për të djathtën nuk është gjithçka pushtet, nuk është gjithçka politikë.
Irving Babbit, thotë se karakteristika më fisnike e njeriut është “vullneti për vetëpërmbajtje” dhe nga kjo karakteristikë nis e ndërtohet gjithë teoria politike mbi të djathtën. Ai, si Edmund Burke më herët, e pranon se ekzistenca shoqërore kërkon kontroll mbi dëshirat dhe mbi impulset, dhe se liria e vërtetë gjendet pikërisht tek ky vetëkontroll. Për fat të keq, një mendim tjetër u përhap fuqimisht në Europë dhe botë që në atë kohë, ai me në qendër idetë e Rusoit, duke ushqyer kënaqjen e dëshirave dhe nevojave. Nga kjo ide lindi e majta, lindi egoja si shtysë e vetme e përvijimit të veprimit politik.
Sipas Irving Babbit, kemi dy kategori që përcaktojnë një sjellje apo qëndrim të majtë dhe të djathtë: imagjinatën idilike dhe atë morale. Imagjinata morale, që udhëheq qasjen e djathtë, ka të bëjë me përpjekjen njerëzore për të të bërë ligje dhe për t'u sjellë sa më afër asaj që kërkon Zoti. Imagjinata idilike flet për një si vend realizimi të dëshirave dhe nevojave, si vend i kënqaqjes së egos. Një i djathtë, kësisoj, sillet në me përunjësi, është pro përkufizimit tradicional të familjes, rreket ta bëjë sa më të pamundur alkoolin, kumarin, është kundër prostitucionit, tradhtisë bashkëshortore, përdorimit të gjitha llojeve të drogërave, mbështet nënat e reja dhe familjet me shumë fëmijë, është pro arsimimit cilësor përballë arsimimit masiv.
Te të gjithë ish ministrat, te të gjithë njerëzit e kryesisë apo departamenteve që ishin kundër Bashës, nuk u vu re asnjë shenjë e këtyre tipareve të së djathtës, nuk u pa asnjë virtut që duhet të karakterizojë një të djathtë. Aty u pa vetëm ngarkesë deri në urrejtje, u pa inat dhe zemërim për shkak të mosqenies në listat e deputetëve. Më mjerim për një sjellje të djathtë se sa kaq nuk ka, sikurse nuk ka celebrim më të madh të së majtës. Dukej se mezi e kishin pritur këtë rezultat humbës në zgjedhje.
Këtu nuk është asfare çështja e dorëheqjes së kryetarit Lulzim Basha. Kjo është gjëja më e fundit që ka rëndësi. Rëndësi ka fakti që Partia Demokratike nuk duket gjëkundi të jetë një parti njerëzish të djathtë, njerëzish që i shqetëson gjendja e rëndë e vendit, skamja dhe mizerja, jo vetëm materiale që i ka pllakosur njerëzit. Nuk u pa për asnjë moment nga kundërshtarët e Bashës si një tmerr kombëtar sistematizimi, racionalizimi, burokratizimi i frikshëm i blerjes së votës. Të gjithë bënë analizën e tyre, të menjëhershme, pa i pasur të gjitha të dhënat, duke nxjerrë si shkak të humbjes drejtimin që Basha i bëri PD-së këta muajt e fundit.
Basha mund të jetë përgjegjës, ndoshta edhe i vetmi, ai mund të ketë gabime të gjithëfarësojshme, por kundërshtimi tipik socialist apo lufta tipike socialiste nuk mund të jenë mjete në një parti të djathtë. Në këtë kuptim, mënyra se si u përgjigj Basha ishte, të paktën, shumë më e drejtë. Ai pezulloi kompetencat e veta, nuk iu turr askujt me sharje, me kunetar apo me pastrim tempulli, nuk i tha ndokujt s’ke fuqi të kesh turp, foli për gabime të tijat, dhe e gjitha kjo tingëllon një sjellje shumë më e djathtë.
Kjo nuk është një mbrojtje ndaj Bashës, asesi. Kjo është një mbrojtje ndaj asaj çfarë duhet të jetë e djathta, ndaj asaj se çfarë duhet të regëtijë në gjakun apo dejet e një djathti. Basha është shumë më pak se sa PD dhe se sa djathta, ai është një kryetar kalimtar. Kalimtarë kanë qenë Thatcher apo Reagan, Kohl apo De Gol, Berisha apo Selami, dhe kështu do të jetë edhe Basha. Grupi i kundërshtarëve të Bashës duhet ta përkufizonte veten dhe veprimin e tyre nga imagjinata morale. Kështu ata do t'i shërbenin PD-së, dhe kështu ata do ta largonin Bashën ose drejtonin PD me Bashën. Nga një pikëpamje e djathtë, vesi apo mëkati shoqëron njeriun, por edhe me vese mund të luftojë për vendin e tij. Nga një pikëpamje e majtë vesi nuk është fare i tillë, ose njeriu nuk është përgjegjës për të: rëndësi ka ndjekja e dëshirave apo nevojave. Njerëzit nuk ndahen nga vesi ose veset, por nga qëndrimi ndaj tyre.
Thirrjet që të jemi të gjithë bashkë, që të mos përçahemi, që gjithkush ëshstë i nevojshëm etj janë slogane, ato nuk të çojnë askund. Thirrja duhet të jetë që të gjithë të kthehen te vlerat e së djathtës, te përunjësia, “vullneti për frenim”, vetëpërmbajtja. Pastrimi nga të majtët dhe e majta është i domosdoshëm. Nuk mbeti njeri i mërzitur me moskandidimin pa shfryrë kundër Bashës. Le të kritikojnë, pa fund. Por, jo mbi këto kritere, por nga dashuria për të djathtën. Që ta bësh këtë duhet të kesh bindje të tilla dhe të jetosh si i tillë. Ish kryeministrja Thatcher thoshte 'bindja jote është mendimi yt; mendimi yt, veprimi yt; veprimi yt është fati yt'.
Vendi ka më shumë nevojë për një parti të djathtë, prej qendrës deri te konservatorët socialë. Një parti e madhe, të majtësh, liberalësh të majtë, njerëzish që nuk kanë ndonjë afeksion për ish të përndjekurit, njerëzish që në memorien e tyre nuk kanë asgjë që iu dhemb nga genocidi komunist, apo nga prania e kaq shumë sigurimsave dhe njerëzve të regjimit të vjetër në politikë, nuk i duhet vendit, edhe sikur të vijë që nesër në pushtet.
Në vitin 1913, ish-Presidenti Tedy Roosvelt kërkoi të emërohej nga Partia Republikane si kandidat për President, megjithëse kishte qenë për dy mandate. Veç kësaj, në detyrë ishte William Taft. Elihu Root dhe Henry Cabot Lodge, dy nga njerëzit më të fuqishëm në Partinë Republikane, edhe dy nga miqtë më të mirë të Roosveltit u bashkun me Presidentin Taft. Ata i thanë Presidnetit Roosvelt që ndonëse ”kopsën e tij të xhaketës e donin më shumë se Taftin” ishin me të. Roosvelt ishte zhvendosur me bindjet e tij majtas në atë kohë, dhe kështu do të dëmtonte Partinë Republikane.
Në Konventë u bë një luftë e vërtetë dhe nominimin e fitoi Taft, i cili u mund në zgjedjje nga Presidenti Willson pasi edhe Roosvelt kandidoi si i pavarur nga inati. Studiuesit thonë se kjo ngjarje vërtet e çoi në opozitë Partinë Republikane, por e shpëtoi atë përfundimisht nga animi drejt të majtës. Le të shpresojmë që PD do të jetë nëj parti e mirë e djathtë, jo për të ardhur në pushtet, por sepse i duhet vendit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38