Flash News

KRYESORE

Lufta për mbijetesë e Tiranës, Luftëtari publikon mesazhet: Ja si po tentohet të manipulohet ndeshja

Ekipi i Gjirokastrës, Luftëtari ka publikuar mesazhet që pretendon se u kanë mbërritur lojtarëve ku u kërkohet të manipulojnë ndeshjen e sotme me Tiranën.

Klubi kryeqytetas është pranë rënies nga kategoria dhe ndeshja e që zhvillohet në ‘Selman Stërmasi’ konisderohet vendimtare.

“Në Prokurori do të përfundojnë mesazhet tuaja!! Që në mëngjes telefonat e lojtarëve kanë qenë mbi tavolinën e drejtuesve dhe të gjitha mesazhet do të përfundojnë në prokurori. Numrat që kanë dërguar mesazhe gjatë ditës së sotme, për ta specifikuar në viber, përveç asaj përgjigje që kanë marrë në mesazh, do të shkojnë edhe në prokurori. Të mendosh se mesazhi ku kërkon tolerim në viber nuk përbën provë, përveçse ndyrësira tregon që jeni edhe injorant”, shkruhet në faqen e klubit gjirokastrit.

Të fundit