Flash News

KRYESORE

‘Lufta për talentet’, trajneri Challandes ‘përçan’ Kosovën me Shqipërinë

‘Lufta për talentet’, trajneri Challandes

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë të martën në orën 20:00 një ndeshje miqësore në Zyrih të Zvicrës. Lidhur me përballen vëllazërore mes dy vendeve ka folur trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.

Përfaqësuesja e Kosovës është një skuadër e re të cilën duhet ndërtuar, por është e qartë që e kam studiuar potencialin e ekipit dhe lojtarëve dhe mendoj se lojtarët luajnë në tërë Evropën në klube të mira, por edhe në Kosovë dhe. Në rregull, duhet t’u japim pak kohë se kampionati është i mirë, por jo mjaftueshëm i mirë për paraqitje ndërkombëtare”, u shpreh ai.

I pyetur nga mediat zvicerane se çfarë u këshillon lojtarëve të cilët kanë dilema se me cilën përfaqësuese të luajnë, përgjigja e tij është e qartë: Kosova.

Për mua si trajner i Kosovës është me rëndësi të bëj gjithçka për të bindur lojtarët që të luajnë për Kosovën dhe jo për Shqipërinë. Kjo është po ashtu një lojë dhe kjo është puna ime, për shembull, për disa lojtarë që janë në Zvicër, për t’i bindur të vijnë tek ne. Mirë, nëse ju nuk mund të luani për Zvicrën, ejani për Kosovën dhe jo për Shqipërinë dhe Panucci veprojë në mënyrë të njëjtë”, u shpreh trajneri zviceran.

Deri tani raportohet se janë shitur rreth 30 mijë bileta, ku pjesa më e madhe e tyre janë blerë nga komuniteti shqiptarë që jeton në shtetin helvet.

Të fundit