Flash News

KRYESORE

Lufta tregtare SHBA-Kinë mund ta bëjë botën më të varfër

Lufta tregtare SHBA-Kinë mund ta bëjë botën më të

Në vlerësimin e fundit për ekonominë globale, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës rrezikon që ta bëjë botën një vend më të varfër dhe më të rrezikshëm.

FMN thotë se një luftë tregtare në shkallë të gjerë mes SHBA-së dhe Kinës do të vendoste një pengesë të madhe në rimëkëmbjen ekonomike. Ekonomisti i FMN-së tha se barriera të mëtejshme tregtare do të rëndonin mbi familjet, bizneset dhe ekonominë në tërësi.

Kina ka njoftuar tarifa të reja tregtare mbi 60 miliardë dollarë mallra amerikane, përfshirë produkte si gazi i lëgshëm natyror, që prodhohet në shtetet besnike ndaj Presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, tarifat amerikane për 200 miliardë dollarë mallra importi kineze hynë në fuqi muajin e kaluar.

Të fundit