Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Ajo që ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PD, me zhurmën dhe sulmet ndaj kryetarit Lulzim Basha, me përgjimet e shëmtuara që u bënë aty dhe u nxorën rrugëve, si dhe sulmet e pandalshme, që nuk njohin kufi prej dy muajsh, prej ish-drejtuesve të lartë të kësaj partie, tregon se sa apolitike është e gjithë lufta e kundërshtarëve të Bashës.
Është e rëndë ta thuash dhe e dhimbshme ta pohosh se kjo është apolitike, por po të shohësh taktikën deri te përgjimet, fjalorin që nis me “i paaftë dhe i paturp” dhe shkon te “bolshevik,” akuzat që nisin me “shitje zgjedhjesh” dhe shkojnë te “marrje nën kontroll e partisë nga gruaja dhe kunati,” nga “shitje e vendit të kryetarit të Kuvendit tek akuza për familjen Isufi (e vjehrrit) si të majtë, që punon për shkatërrimin e qëllimtë të PD-së”, nuk mund të mendosh ndryshe për gjithë këtë zabullimë irracionale. Këtë zabullimë irracionale, krejtësisht apolitike, mediat e shfaqin si lajm të parë, si shqetësim madhor të vendit me nëntekstin se Partia Demokratike po shkatërrohet, se Basha po i vë zjarrin me sjelljen e tij prej “uzurpatori”, se tashmë ai nuk mund ta drejtojë më kurrë atë parti, se ai po u la, do të asgjësojë edhe atë që ka mbetur.
Zabullima irracionale apolitike e shfaqur në media si lajm i parë dhe si shqetësim për kombin dhe e interpretuar po në media si drama e madhe e vendit dhe PD-së, nuk mund të mos i bëjë njerëzit të besojnë se vërtet “Basha po e shkatërron PD-në, se ai dhe familja e tij kanë mision pikërisht këtë shkatërrim, se tashmë nuk mund të ndërtohet më një narrativë e re e së djathtës, se PS do të fitojë edhe shumë herë të tjera etj., etj. “E majta (jo thjesht PS-ja jonë, por e majta si ideologji dhe si kulturë pjesë e të cilës është edhe PS jonë) e mendon gjuhën si një konstruksion dhe jo si një mjet të përshkrimit të realitetit. Shumë teoricienë thonë se gjuha që shpreh “të vërtetën”, në fakt është pohim i pushtetit. Dhe në fakt, pa dashje, gjithë kjo zabullimë irracionale apolitike është bërë një gjuhë gati e përditshme në përpjekje të shprehë “të vërtetën”.
Në fakt, ajo thjesht pohon pushtetin, pohon Ramën dhe qeverisjen. Michel Foucault e quante gjuhën një mjet të pushtetit. Është pushteti që e ideon dhe sendërton gjuhën, në mënyrë që ajo të pohojë atë. Kjo nuk do të thotë se kritikët e Bashës apo autorët e zabullimës irracionale apolitike janë nën kontrollin e qeverisë, por që qeveria përpiqet që e gjithë kjo zabullimë (si gjuhë, si diskur) të pohojë pushtetin. George Orëell për të shënjuar pranimin e verbër të një ideje, përdor fjalën bellyfeel në librin e famshëm 1984, ku në një vend totalitar regjimi ka krijuar një gjuhë të re në shërbim të pushtetit të tij.
Kjo fjalë vjen nga ideja se çdo qytetar i mirë duhet të jetë i aftë të brendësojë doktrinën e partisë në atë masë, që ajo të bëhet një instinkt i brendshëm. Ky tipar i gjuhës është bërë aq i pranishëm në Shqipëri, sa askush nuk e kupton më se ajo është një mjet i pushtetit. Tërë mashtrimet e qeverisë për sukses apo ndërtim të shtetit bëhen përmes kësaj gjuhe dhe askush nuk e kupton. Përmes kësaj gjuhe pushteti përkufizon edhe opozitën, PDnë, Bashën dhe përsëri askush nuk e kupton as autorët e zabullimës irracionale apolitike. Kaq për vënien pa dashje në shërbim të pushtetit të zabullimës.
Le të shohim pse është irracionale zabullima? Është irracionale sepse gjuha është e mbushur me inat dhe zemërim, deri në urrejtje. Gjuha ku përmendet edhe gruaja e kryetarit dhe vëllai i gruas si njerëz që kanë shitur partinë është pa dyshim irracionale. Gjithë sjellja, gjithë reagimet, të cilat nisën që një ditë pas shpalljes së listës së kandidatëve tregojnë për inat. Këto janë emocione dhe ato janë irracionale. Ndërsa zabullima është apolitike, në kuptimin që ajo nuk ka fare kuptim politik. Ajo është pasojë jo e ndonjë bindjeje politike, nuk është bartëse e ndonjë ideje politike, të cilën kërkon ta çojë përpara. Aty shihen veprime njerëzish, të cilëve duket se u është shembur një botë e tërë.
Liberalët, të majtët, komunistët, gjithkush që projekton një botë në të cilën ai ka një rol të rëndë- sishëm, gati misionar, thotë Fred Hutchinson (një filozof amerikan që i ka kushtuar jetën përkufizimit të të djathtës) bëhet i papërmbajtshëm prej zemërimit dhe inatit, kur kjo botë i duket se rrëzohet, pasi ai me të ka lidhur gjithçka. Pa të ai do të reduktohej në një gjë që nuk do ta donte kurrë. Kjo botë për ta ka qenë idhulli, thotë Hutchinson, dhe ata që ia shembin ose ata që ai mendon se ia shembin janë armiqtë e tij përjetë. Prej të gjitha zemërimeve njerëzore, më i ashpri është ai që u drejtohet shembësve të idhullit, sepse ai konsiderohet si vrasësi i dashurisë së vërtetë.
Në këtë sjellje nuk ka asgjë politike. Nga ana tjetër, grupi i kundërshtarëve ka kërkuar që në PD të legalizohen fraksionet. Pra ka kërkuar që disa njerëz të rëndë- sishëm nga ky grup të marrin poste drejtuese në Kryesi, në Këshill Kombëtar, të kenë nënkryetarë, sekretarë etj., në një përpjesëtim të caktuar. Pra ata kërkojnë një marrëveshje, sipas së cilës ata do të kenë kuota përfaqësimi në çdo nivel drejtimi sot dhe në Grupin Parlamentar nesër.
Një fraksion në politikë synon të çojë përpara ose të mbrojë interesat ideologjike të një grupi, të mbrojë apo shtyjë përpara një axhendë politikash të caktuara, të cilat vijnë si rezultat i mbështetjes në një ideologji. Në Partinë Republikane në SHBA, për shembull, gjenden si fraksione konservatorët socialë, libertarianët, neokonservatorët, të djathtët religjiozë etj., ndërsa në Partinë Demokrate gjenden si fraksione progresistët, liberalët, centristët, majtistët etj. Në SHBA, në asnjë parti fraksionet nuk përfaqësohen me kuota. Ata janë aty dhe garojnë me njëri-tjetrin. Një herë fitojnë konservatorët socialë dhe një herë libertarianët, një herë e djathta religjioze dhe një herë neokonservatorët. Vetë e kuptojnë, në mënyrë të natyrshme, se në cilin rast njëra prej tyre ka përparësi. Kjo varion nga shteti në shtet. E njëjta gjë edhe me demokratët.
Në Partinë Socialiste franceze gjenden si fraksione disa grupime, ai i Mitterand-it, i Cere-z-it, Mauroy-së, Rocard-it etj. Këto grupe përfaqësojnë ngjyresa ideologjike të ndryshme brenda së majtës. Ato nisin nga e majta që kërkon të zhbëjë gati tërë ekonominë e tregut deri tek socialliberalët e sotëm, që janë afër Macron-it. Edhe socialistët francezë nuk e kanë përfaqësimin me kuota të përcaktuara. Në kohë të ndryshme dhe në varësi të personalitetit që drejton fraksionin ose korrentin zgjidhet edhe drejtuesi apo drejtuesit e partisë.
E njëjta gjë edhe tek e djathta franceze, e cila grupon centristë, liberalë, libertarianë, golistë etj. Veç faktit që fraksionet janë krejtësisht çështje dallimesh ideologjike, fraksionet janë edhe çështje tradite. Në SHBA janë ato të përshkruara që në Letrat e Federalistit, ku Madison shprehet fraksioni është një grup qytetarësh, të cilët bashkohen nga një impuls apo pasion i përbashkët… Kjo traditë ka bërë që partitë atje të kenë fraksione gjithnjë, pasi njerëzit me anë të primaries zgjedhin kandidatët (nuk i cakton partia kandidatët). Edhe Franca ka traditë të fraksioneve, që nga Konventa e revolucionit, ku u shfaqën zhirondiënt, montanjarët dhe jakobinët. Kështu, ajo që kërkojnë kundërshtarët e Bashës është thjesht pa kuptim politik, pra apolitike.
N.q.s. ky grupim dëshiron me të vërtetë një fraksion në variantin amerikan apo francez (mund të marrë edhe variante të tjera si ai italian, anglez), ai duhet të artikulojë një qëndrim ideologjik të tijin brenda së djathtës, qëndrim që ata mendojnë se i përfaqë- son. Ky qëndrim duhet të jetë në segmentin që nis nga konservatorët socialë dhe shkon tek e djathta e qendrës liberale. Fraksioni do të jetë thjesht një korent mendimi si kudo. Çështja është se e djathta është një ide dhe një bindje, që dëshmohet me mënyrën se si njeriu jeton dhe se si sillet. Grupi i kundërshtarëve në PD nuk duket se ka ndonjë bindje apo ide të djathtë që udhëheq apo përkufizon mënyrën se si jetojnë dhe si veprojnë. Nga këtu nis e djathta. Ndryshe, le të vazhdojë lufta, por të ketë sinqeritet të pranohet se është vetëm çështje inatesh dhe interesi për pushtet personal. Sa për vendin, atij i kemi lënë luftën tonë për pushtet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38