Flash News

KRYESORE

“Luftë” mes kunatave, 49 vjeçarja rreh motrën e burrit në Fier

“Luftë” mes kunatave, 49 vjeçarja rreh motrën e

Është shënuar një tjetër rast dhune ditën e sotme në qytetin e Fierit. Sherri ka ndodhur midis dy kunatave, ku 49 vjeçarja me inicialet V.L ka dhunuar fizikisht motrën e burrit të saj, 48 vjeçaren me inicialet A.L.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, është plotësuar kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen A.L, 48 vjeçe, banuese në Fier.

Kjo, pasi dyshohet se nusja e vëllait V.L, 49 vjeçe, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, date 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Të fundit