Flash News

KRYESORE

Luftë për Piatek, babai i tij del kundër Milanit dhe zbulon të ardhmen

Luftë për Piatek, babai i tij del kundër Milanit dhe zbulon

Sulmuesi i Milanit, Piatek, është kthyer në çështje te skuadra italiane. Futbollisti ka humbur formacionin, pasi rikthimi i Ibrahimovicit ka bërë që të ulet në stol.

Largimi mbetet zgjidhja më e mirë dhe babi i tij e pranon diçka të tillë. Tottenham dhe Atletico Madrid e duan në skuadrën e tyre.

"Kris nuk dëshiron të bëjë rezervën, ai do të jetë në formë për kampionatin Europian dhe, nëse nuk mund të luajë te Milani, me kënaqësi do ta bëjë diku tjetër. Është e vështirë të thuash cilat janë planet e klubit, ka lojtarë të spikatur si Piatek, Suso, Paquetà dhe Calhanoglu, që janë në treg.

"Klubi kërkon para të freskëta për lojtarë të rinj. Shumë klube po e kërkojnë Kris në formë huazimi, por Milani synon ta shesë atë për një shumë të ngjashme me atë që e ka blerë. Unë mendoj se të gjithë presin javën tjetër, kur do të vendoset e ardhmja e tij”.

Të fundit