Flash News

KRYESORE

Luftoi për shtëpinë e saj, drejtuesit e policisë pezullojnë efektiven e ‘Shqiponjave’

Luftoi për shtëpinë e saj, drejtuesit e policisë

Blerta Dervishi është një prej 14 banorëve që jetojnë në godinën pranë gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ në kryeqytet, dhe që së fundmi rrezikon shembjen pasi gjykata thuhet se ka njohur pronarë të tjerë për tokën.

Dervishi është edhe efektive e njësisë ‘Shqiponja’ në Policinë e Tiranës, ndërkohë që sot mësohet se është pezulluar nga detyra. Aktualisht nuk ka asnjë arsye zyrtare për vendimin radikal që është marrë ndaj efektives, por në një komunikim me Politiko.al, ajo konfirmon pezullimin dhe thekson se nuk mund të flasë aktualisht më tepër mbi këtë çështje dhe se si e ka mësuar vendimin.

Ajo u filmua ditën e djeshme teksa rezistonte ndaj kolegëve të saj, të cilët i kishin mbërritur në banesë për të mbështetur përmbarimin, që kishte shkuar për t’i nxjerrë jashtë. Edhe pse Dervishi ndikoi në shmangien e përplasjes së banorëve me policët, sërish drejtuesit e uniformave blu e kanë pezulluar.

Dje, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi se për incidentin në kryeqytet është shkarkuar Kastriot Skënderaj, drejtor i Policisë së Tiranës, ndërkohë që kjo lëvizje është raportuar në media që të shtunën dhe nuk lidhet më këtë ngjarje.

Të fundit