Flash News

KRYESORE

Lufton të nxehtin dhe dehidratimin, 5 arsyet përse duhet të konsumoni pjepër në verë

Lufton të nxehtin dhe dehidratimin, 5 arsyet përse duhet të

I pasur me fosfor, kalcium, kalium, vitamina dhe fibra, pjepri është një alernativë e shkëlqyer për vaktet e shpejta dhe për organizmin në tërësi.

Këto janë arsyet përse pjepri konsiderohet si një frut me shumë benefite:

1 Pjepri përmban vitaminë A për të parandaluar radikalet e lira. Pjepri është i pasur veçanërisht me beta karoten, që ndihmon në parandalimin e formimit të radikaleve të lira, të cilat çojnë në plakjen e qelizave.

2 Ky frut është i pasur edhe me vitaminë B, e duhura për të shuar urinë nervore dhe për të përmirësuar humorin në përgjithësi. Vitamina B mund të përmirësojë edhe shikimin dhe ndihmon në riforcimin e kockave dhe të dhëmbëve.

3 Pjepri është diuretik i shëlqyer. Ai është shumë freskues dhe ka vlera diuretike, pastruese dhe laksative. Pikërisht për këtë vlerat e tij duhen marrë në konsideratë edhe kur vuani nga kapsllëku dhe hemorroidet, sepse ndihmon në eliminimin e këtyre shqetësimeve të bezdisshme dhe shumë të zakonshme.

4 Pjepri është i duhuri për të luftuar të nxehtin dhe dehidratimin: Nuk duhet harruar se pjepri është i pasur edhe me kalcium, fosfor, magnez dhe kalium. Kur zorrët bëhen “dembele” për shkak të temperaturave të larta, atëherë pjepri kthehet në një bekim të vërtetë. Ai është mjaft i mirë edhe për gjakun, sepse ka veti antiinflamatore, diuretike, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon kolesterolin, ndërsa ul dhe trigliceridet e larta në gjak.

5 Pjepri, aleati i bukurisë: Pjepri nuk është i mirë vetëm për mirëqenien dhe metabolizmin, por edhe për bukurinë. Ekstraktet e tij mund të përdoren si maskë për të tonifikuar lëkurën. Edhe ju mund të përgatisni një të tillë për të pasur një lëkurë të butë dhe të bukur duke bashkuar 1 decilitër lëng pjepri me 1 decilitër ujë natyral dhe 1 decilitër qumësht.

Të fundit