Flash News

KRYESORE

Luftoni depresionin me këtë ushqim

Luftoni depresionin me këtë ushqim

Një studim i ri tregon se kosi mund të ndikojë në reduktimin e depresionit, pasi përmban bakterin probiotik laktobacilus. Në një eksperiment të kryer te minjtë ka rezultuar se ky “bakter i mirë” ndihmon në lehtësimin e stresit, depresionit dhe tensionit në gjak.

Hulumtuesit shkencorë nga Virginia Medical School kanë zbuluar se ky bakter në zorrë ul nivelet e një substance në gjak, e quajtur kynurenine, që nxit depresionin.

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim mund të ndihmojë në trajtimin e shëndetit mendor në mënyrë natyrale.

“Shpresa më e madhe e këtij studimi është se nuk do të duhet të përballemi me ilaçet komplekse dhe efektet anësore të tyre, kur mund të përqendrohemi thjeshtë te bakteri në zorrë”.

*Burimi: Daily Mail

Të fundit