Flash News

KRYESORE

“Luftova kundër kurtheve”, Haradinaj si komandant: Nuk ishte e lehtë të ndaloja ndarjen e Kosovës

“Luftova kundër kurtheve”, Haradinaj si komandant: Nuk ishte e

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me anëtarët e rinjë të AAK-së në Prishtinë, ka folur me nota optimiste pas Samitit të Berlinit. Haradinaj deklaroi se ai arriti të ndal ndarjen e Kosovës, që sipas tij nuk ishte aspak e lehtë pasi kishte shumë lobime dhe kurthe kundër.

“Kosova në momentin kur e ka marrë qeverisjen e ka pas të dorëzuar sovranitetin. Kosova s’ka pas sovranitet. Ne e kemi dorëzuar sovranitetin vetëm në dialog në tavolinën e zonjës Mogherini pa n’a u dhënë privilegjet që na takojnë. Atë sovranitet që e kemi arrit në 17 shkurt 2008 pa asnjë kundërvlerë e kemi dorëzua në tavolinë të dialogut. Më kanë thënë zotni është kry puna e ndarjes së Kosovës. Ka pasur plot këtu në Prishtinë që ka thënë se u kry, duhet me dhënë diçka, disa kodra të veriut. Nëse dikujt i duket sport i vogël me ndaluar një proces të ndarjes së Kosovës, pas aq shumë energjive, lobimeve, kurtheve, nuk ka qenë sport i vogël. Historia ka me tregu që nuk ka qenë punë e vogël mos me leju me u nda Kosova”, deklaroi Haradinaj, pa përmendur emrat e lobuesve dhe personave që i kishin ngritur kurthe.

Në Samitin e Berlinit, kancelarja Merkel dhe Makron theksuan se nuk do të ketë ndryshim kujfijsh me Kosovës dhe Serbisë, duke i dhëën fund tezës së promovuar nga Hashim Thaçi dhe mbështetur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Të fundit