Flash News

KRYESORE

Luigi Soreca, deklaratë ‘të thatë’ për votimet

Delegacioni i BE-së në Tiranë evidenton se zgjedhjet lokale të 30 qershorit, u zhvilluan përgjithësisht të qeta dhe të rregullta. Luigi Soreca u bën apel palëve të ulen dhe të dialogojnë urgjentisht për të zgjidhur krizën politike.

"Zgjedhjet lokale të zhvilluara në Shqipëri më 30 qershor u zhvilluan në një kontekst të ndarjes politike, por në një mënyrë përgjithësisht të qetë dhe të rregullt. Tani, qeveria dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në dialog", shkruhet në njoftimin e publikuar në Twitter.

Në qëndrimin e zyrës së BE-së, nuk përmendet asnjë në asnjë rresht problematikat e evidentuara nga OSBE/ODIHR dhe as nevoja për krijimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, si një arbitër për të gjykuar vlefshmërinë e procesit.

Të fundit