Flash News

KRYESORE

Luiz Ejlli "histori e harruar", vajza Jozefina Topallit shtatzënë për herë të parë

Megi përveçse është diskutuar në media për shkak se është vajza e ish-deputetes Jozefina Topalli, ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes edhe për fejesën e saj me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili tashmë sa duket i përket të shkuarës dhe është një kapitull i mbyllur.

Dje, "iconstyle" mësoi se vajza e Topallit ka nisur bashkëjetesën me një mashkull, për të cilin nuk kishte informacione por që ishte në një lidhje serioze me të pasi ua kishte prezantuar dhe familjes.

Por duket se të rejat nga jeta e Megit po zbulohen dita-ditës dhe një burim ka treguar për “Iconstyle” se ajo është në pritjen e ëmbël. Burimi shprehet se Megi është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ajo ka bërë edhe blerjen për bebin që do të vijë në jetë.

 

Të fundit