Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Luiza Gega: Finalen e kisha të sigurtë. Keqardhje që nuk përfaqësova Shqipërinë
Luiza Gega kërkon t’i japë fund polemikave mbi mospjesëmarrjen në Botërorin që po zhvillohet në Londër. Atletja shqiptare shpreh keqardhjen për mospjesëmarrjen në garën e 3000 metrave, për shkak të dëmtimit në tendinën e akilit. “Finalen e kisha të sigurtë”, thotë atletja.
Por të mos ishte dëmtuar, Gega duhet të ishte dje në garë dhe kjo e ka rënduar psikologjikisht.
“Kjo më vret më shumë se Shqipëria nuk u përfaqësua, Federata nuk u përfaqësua”, shprehet Luiza Gega.
Por një ditë më parë Presidenti i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli tha për Tv Klan se sportistja edhe e dëmtuar duhet të ishte paraqitur në Botërorin e Londrës pasi sipas tij në të tilla evenimente vlerësohet edhe shpirti i garës. Atletja është stërvitur në Dardhë të Korçës në kushte jo normale për një atlete pretendente, nënkampione europe.
“Sportisti e përjeton më shumë se kushdo tjetër. Për të garuar me elitën duhet të stërvitem në kushte të mira por, jam stërvitur në kushte të vështira sepse jashtë nuk ë përballoj dot financiarisht”, tregon ajo.
Por sipas presidentit Ruli, atletja ka pasur në dispozicion edhe pistën e stadiumit të Korçës si dhe atë të Elbasanit.Por cili është dëmtimi i Luizës? Mjeku i Kombëtares së Atletikës, Mel Ostreni shpjegon se çështja ishte serioze.
“Kishte zgjatje të tendinës. Dy javë pushim… mund të rikthehet në stërvitje”, thotë ai. Ostreni këshillon që Luiza të stërvitet në mënyrë të zgjuar për të shmangur sforcimet fizike.
“Të përzgjedhë garat ku do të marrë pjesë”, deklaron Mel Ostreni.