Flash News

KRYESORE

Luiza Gega rrëmben medalien e Artë në Lojërat Mesdhetare

Luiza Gega rrëmben medalien e Artë në Lojërat Mesdhetare

Pavarësisht kushteve të vështira në të cilat stërviten dhe punojnë, por edhe mungesës së stimujve financiarë, sportistët shqiptarë na kanë nderuar me rezultater e tyre në arenat europiane dhe botërore.

Atletja shqiptare, Luiza Gega ia doli të ngrejë lart flamurin shqiptar në Lojërat Mesdhetare, në Terragona të Spanjës. Ajo zhvilloi një garë të shkëlqyer në disiplinën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e para dhe duke merituar medaljen e Artë.

Luiza Gega regjistroi kohën më të mirë 9’27”73, duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, që u rendit rreth 7 sekonda më pas.

Ndiqni videon më poshtë: 

Të fundit