Flash News

KRYESORE

Lukaku dhe Martinez i mbajnë marshin Interit, debuton Ndoji

Lukaku dhe Martinez i mbajnë marshin Interit, debuton Ndoji

Martinez dhe Lukaku. Këta ishin dy sulmuesit e trajnerit të Interit, Antonio Conte, në ndeshjen e sotme ndaj Brescias. Pikërisht dy zgjedhjet e tij për sulmin shënuan dhe dy golat e fitores së zikaltërve në transfertë.

Golin e parë për Interin e shënoi Martinez në të 23' me një gjuajtje fantastike. Brescia tentoi të barazonte që në pjesë të parë, por goli nuk erdhi. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e zikaltërve, që u thellua në të 63' me gol të Lukakut, po aq i bukur sa ai i pari.

Për t'iu dhënë një dore vendësve mendoi Skriniar në të 76', i cili shënoi autogol dhe barazoi provizorisht. 30 sekonda para golit u aktivizua shqiptari Emanuel Ndoji, i cili luan me kombëtaren shqiptare.

Interi tashmë ka 2 pikë më shumë se Juventusi dhe merr kreun e klasifikimit në Serie A, por bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak.

Të fundit