Flash News

KRYESORE

Lukaku kundër UEFA-s, tregon se çfarë ndodhi në Çeki

Lukaku kundër UEFA-s, tregon se çfarë ndodhi në

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është mjaft i irrituar me mënyrën se si UEFA po përballon racizmin. Ai doli kundër pas ndeshjes së fituar me Slavian në Çeki me rezultatin 1-3. Skuadra e tij fitoi, por Lukaku u përball me shumë vështirësi, pasi u sulmua në formë raciste.

"I gjithë stadiumi përdori thirrje raciste. E kam thënë dhe në ndeshjet me Belgjikën. UEFA duhet të bëj diçka në lidhje me këtë problem, pasi gjëra si këto nuk janë të drejta.

"Në ndeshjen ndaj Slavias ndodhi dy herë me mua dhe nuk më duket e drejtë. Jemi në 2019 ka shumë lojtarë me nacionalitete të ndryshme në ekipet e tyre. Gjëra të tilla nuk janë një shembull i mirë për fëmijët, shpresoj që UEFA të marrë masa, pasi i gjithë stadiumi reagoi kur Lautaro Martinez shënoi golin e parë", - tha sulmuesi.

Të fundit