Flash News

KRYESORE

Lukaku nuk e duron dot karantinën, flet për nënën e tij me diabet

Lukaku nuk e duron dot karantinën, flet për nënën e tij me

“Nuk mund të dal jashtë. Nuk shkoj dot as për shopping. Jam i izoluar. Një ditë gati sa nuk u çmenda". Kështu i ka komentuar Romelu Lukaku ditët e karantinës në Milano, i dënuar si të gjithë njerëzit me frikën e koronavirusit.

"Më mungon jeta e përditshme, qëndrimi me mamanë, me djalin dhe me vëllain. Nuk mund të kemi kontakte me njerëzit. Kërkova një biçikletë në shtëpi. Shkruajta në grupin e Interit dhe pas dy orësh na sollën të gjithëve nga një", ka komentuar më tej belgu.

"Mamaja ime është me diabet, kështu që nuk mund të shkoj në shtëpi dhe ta prek. Ajo nuk del jashtë, mjaftohet me një shëtitje të vogël dhe i rikthehet izolimit", është shprehur Lukaku.

Të fundit