Flash News

KRYESORE

Lukaku "snobon" Juventusin, deklaratë që djeg!

Lukaku "snobon" Juventusin, deklaratë që djeg!

Romelu Lukaku është sulmuesi më në formë i Interit në këto momente. Ai ka shënuar 9 gola me 11 ndeshje duke ndikuar për mirë te skuadra e tij. Trajneri Antonio Conte ka gjetur njeriun lider dhe këmbëngulja e tij për lojtarin nuk po shkon kot.

“Juventusi? Nuk dua të mendoj për ata, mendoj vetëm për fitoren që morëm. Mentaliteti që treguam në ndeshjen ndaj Bolognas ishte shumë i mirë. Impakti im në Serie A? Jam ende i ri këtu dhe duhet që të rritem akoma. Duhet ta bëj unë diçka të tillë, por gjithashtu edhe i gjithë ekipi.

Penalltia vendimtare peshë e madhe? Aspak. Ishte shumë e rëndësishme sepse vlente fitoren dhe kisha shumë besim. Intensiteti ynë bëri dallimin, u pa dëshira që kishim për të fituar. Me Lautaron ndihem mirë. Bëmë një punë të madhe për ekipin dhe çdo gjë është më e lehtë kur punojmë të gjithë së bashku për një qëllim.”

Të fundit