Flash News

KRYESORE

Lukaku zbulon trajnerët më të mirë, kapet me Solskjaerin

Lukaku zbulon trajnerët më të mirë, kapet me Solskjaerin

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka folur në lidhje me largimin nga skuadra e Manchester United. Ai mendon se Antonio Conte dhe Jose Mourinho janë dy trajnerët më të mirë të karrierës së tij.

"Nuk e kam problem që jam lojtari më i shtrenjtë i Interit dhe se zëvendësoj Icardin. Kur erdha Mauro më priti shumë mirë, i uroj suksese me PSG. Ne jemi dy sulmues me tipare të ndryshme. Nuk mendoj për çmime individuale para sukseseve të skuadrës.

"Manchesteri? Njëherë mësova se Solskjaer kishte planifikuar të më luante mua në krah, e kuptova se koha ime te Manchester United kishte mbaruar. Kam ëndërruar të luaj për Interin. I dashuroja Ronaldon dhe Adrianon, por ishte Ibra që më mësoi gjithçka, sidomos në bisedat tona në autobus. Besoj se do të rikthehet në Serie A".

"Conte është unik. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në çdo situatë. Ai dhe Mourinho kanë qenë dy trajnerët më të mirë në karrierën time", - tha ai.

Të fundit