Flash News

KRYESORE

Lukashenko nis dëbimin me forcë të kundërshtarëve të tij nga Bjellorusia

Lukashenko nis dëbimin me forcë të kundërshtarëve

Bjellorusia prej gushtit ndodhet në protesta masive dhe të dhunshme, pasi presidenti aktual Aleksandër Lukashenko akuzohet për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve presidencale.

Ky i fundit, tani ka filluar të dëbojë nga Bjellorusia dhe kundërshtarët e tij. Aktivistja Olga Kolvakova, aktiviste opozitare dhe e besuar e lideres Svetlana Tikhanovskaya është dëbuar ditën e djeshme nga vendi i saj duke e larguar në kufirin mes Bjellorusisë e Polonisë.

“Natën e 5 shtatorit, shërbimet speciale Bjelloruse morën Olga Kolvakova, një e besuar e Svetlana Tikhanovskaya, në kufirin Bjellorusi-Polonisht dhe e lëshuan atë në tokën e askujt”, tha deklarata e Këshillit të Koordinimit në Bjellorusi.

Duket se Lukashenko veç arrestimeve dhe dhunës, tashmë po përdor edhe dëbimet nga Bjellorusia për ata që po i cënojnë pushtetin thuajse absolut në vend.

Të fundit