Flash News

KRYESORE

Luksi i shfrenuar i Ronaldos, zbuloni sa kushton ora e tij e re!

Luksi i shfrenuar i Ronaldos, zbuloni sa kushton ora e tij e re!

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është prej atyre që e pëlqen luksin. Mundësitë i ka kështu që nuk ka shumë faj për këtë pjesë. Ai i ka habitur të gjithë duke mbajtur Rolexin më të shtrenjtë të prodhuar në histori.

Portugezi mbajti në dorë një model “GMT-Master II Ice”. Ora është e punuar me ar të bardhë dhe diamante. Ylli i futbollit botëror tërhoqi çmimin si më i miri i vitit në ceremoninë gala të organizuar në Dubai nga Global Soccer Award.

Vlera e orës kap shifrën e 500 mijë eurove. Ronaldo e ka nisur me vrull vitin e ri, pasi në ndeshjen e parë ndaj Cagliarit shënoi një hat-trick. Ai mbetet i frikshëm dhe në moshën 34-vjeçare.

Të fundit