Luku: Abuzimi i 15-vjeçares për dy vite rresht, dështim spektakolar i strukturave shtetërore për mbrojten e fëmijeve

Elvin Luku, gazetar, dhe drejtues i Qendrës Shqiptare MediaLook komenton abuzimin seksual të  15 vjeçares në Babrru, ngjarje që prej ditësh është bërë kryefjalë në media.

Luku ngre shqetësimin për mosfunksionimin e strukturave mbrojtësë në shtet, nga policia e shtetit tek agjencia kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.

Ai shkruan se të gjitha këto struktura, e investim janë në ‘gjumë’, pasi nuk japin asnjë produkt final, e asnjë rezultat.

Luku risjell edhe një shkrim publikuar në prill, me temë: Drejtësia e papërgatitur ndaj pedofilisë: Fëmijët në rrezik! 98 pedofilë sërish të lirë

Reagimi i plotë

Abuzimi i 15-vjecares per dy vite rresht eshte deshtimi me spektakolar i strukturave shteterore per mbrojten e femijeve:

  1. Policia e shtetit – Njesite vendore te policise kane detyre paresore parandalimin dhe evidentimin e rasteve te dhunes dhe abuzimit me femijet. Dy vjet, edhe pas parrullave, policia e Ardi Veliut – drejtorit qe merret me selektim video te grave, eshte ne GJUME!!!
  2. Krimi kibernetik brenda policise se shtetit – Ne gjumeeee…. Sikurse thoshte nje drejtues i ALO 116 , jane vene ne levizje pas nje telefonate…. TMERR… Policia e hetimit horizontal vihet ne levizje nga nje njoftim ne nje medium vertikal…. o zot! Po na del me efikas telefonia fikse se interneti… vetem ne Shqiperi ndodh…
  3. Strukturat lokale per mbrojtjen e femijeve …. ne gjumin dimeror…. ne karantine… dy vjet, tmerr, parrulla neper mure, mbyllin syte kur kalojne… marrin para publike kot…. shperdorim leku….
  4. Psikologu neper shkolla – strukture deri tani e deshtuar, zbulueshmeria per faqe te zeze… Ministrja e Arsimit thote do shtojme psikolog!!! Dmth do shtoje vende pune te paguara per te mos bere asnje pune…
  5. Agjencia Kombetare Per Mbrojtjen e Femijes – kerkon llogari per gjithe strukturat lokale, per mire apo keqfunksionimin e tyre…. DESHTIM!!!!

Gjithe keto struktura, gjithe ai investim dhe para publike e shperdoruar, pa asnje produkt, pa asnje rezultat…

Ne hulumtimin e Qendra Shqiptare MediaLook mbi abuzimin seksual me femijet realizuar me mbeshtetjen e Ambasades Amerikane, zbulueshmeria e strukturave shteterore rezulton me pak se 3% …

Deshtim spektakolar!