Lulishtja do të kthehet në pallat, banorët në protestë. Forca të shumta policore rrethojnë protestuesit

Lulishtja pranë ish “Parkut të Autobusave” sipas vendimit X-1504/4 dt. 21.02.2017 të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, lulishtja do të kthehet në pallate banimi. Shumë qytetarë dhe banorë të zonës kanë reaguar ndaj këtij vendimi.

Banorët e njesisë numër 7 janë mbledhur duke protestuar por forca të shumta policore kanë ndërhyrë për të ndërprerë këtë protest.

“Forca të shumta policore përpiqen të shpërndajnë qytetarët e aktivistët, madje edhe duke i dhunuar, ngaqë po protestojnë në mbrojtje të lulishtes pranë ish-Parkut të Autobusëve. Bashkohuni!” shkruan në Facebook faqja “Organizata politike”.