Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha: '17 maj' tjetër nuk do të ketë

Lulzim Basha: '17 maj' tjetër nuk do të ketë

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka riktheksuar se nuk do të ketë një 17 maj të dytë dhe se marrëveshja e arritur me kryeministrin Edi Ramën një vit më parë është e dështuar.

Gjatë emisionit 'Opinion', Basha tha se "17 maj tjetër nuk do të ketë; nuk do të ketë më marrëveshje me Edi Ramën."

"Ajo është një marrëveshje e dështuar, por faktoi që me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira", u shpreh Basha.

Kryedemokrati deklaroi se një vit më parë opozitës iu presion nga faktori ndërkombëtar për të hyrë në zgjedhje, pasi nuk e kishin kuptuar bashkëpunimin e Ramën me krimin.

Të fundit