Lulzim Basha anuloi takimin me zv/presidentin Mike Pence për marrëveshjen me Ramën

Lulzim Basha ka anuluar një vizitë të rëndësishme në SHBA për shkak të negociatave që po zhvillon ende me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu konfimroi përpara mediave se ishte planifikuar një takimi i tiji dhe i Bashës me zv/presidentin e SHBA-së, Mike Pence dhe kryetarin e Kongresit amerikan.

“Shpresoj t’ja ketë vlejtur anulimi i një takimi të tillë”, u shpreh Mediu teksa komentonte marrëveshjen Basha-Rama.

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Mediu tha se nuk ka ende një të tillë, por nëse nuk është 16 korriku, atëherë dy liderët duhet të japin një shpjegim logjik.

“Çdo marrëveshje ka vlerë kur i shërben qytetarëve. Nuk kam idenë se kush mund të jetë data, nëse ka një datë tjetër duhet të ketë një arsyetim llogjik. Më thanë që është një marrëveshje e qëndrueshme. Kemi rënë dakord për një takim me aleatët pas përfundimit të takimit të zotit Basha me kryeministrin Rama”, tha Mediu.