Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha bie dakord me Fatos Lubonjën, argumentin e tij e përdor në çadër

Lulzim Basha bie dakord me Fatos Lubonjën, argumentin e tij e përdor

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është dakord me analistin Fatos Lubonja, kur thotë se partitë në Shqipëri janë banda të vogla që kanë nënshtruar qytetarët.

Duke folur nga çadra para Kryeministrisë, Basha tha se drejtuesit e këtyre partive bëjnë çdo gjë për të ushqyer oligarkët me paratë e shqiptarëve.

“Partitë në Shqipëri nuk janë parti, por banda të vogla që kanë nënshtruar qytetarët. Çdo gjë bëhet për të ushqyer oligarkët. Republika e vjetër ka në lojë miliona dollarë dhe nëse ajo shembet dhe një e re lind nga vullneit i qytetarëve, kupola e vjetër humbet tërësisht. Ata jetojnë në Shqipëri vetëm për interesat e tyre, pasi fëmijët i edukojnë dhe i rrisin jashtë vendit. Me paratë e shqiptarëve blejnë mediat dhe manipulojnë zyrtarët e huaj”, u shpreh kreu i PD-së.

“Pazar për hir të stabilitetit pa demokraci?”, Basha i përgjigjet negociatorëve shqiptarë dhe të huaj

Denoncimi: Ilir Meta u pagua me 35 mln dollarë për t’u bërë President

Të fundit