Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha ‘i zbulon’ publikut një ves të panjohur deri më tani

Kryedemokrati Lulzim Basha ruan një qëndrim shumë konservator në daljet publike dhe informacionet nga jeta e tij private janë shumë të pakta, ndryshe nga sa ndodh me kundërshtarin e tij politik.

Shumë pak dihet për Bashën jashtë kamerave, për pasionet dhe veset e tij, ndërkohë që një prej këtyre është zbuluar sot.

Ai është fotografuar në shoqërinë e kolegëve demokratë duke tymosur cigare në ambientet jashtë selisë blu. Edi Paloka, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi kanë shoqëruar për një cigare kryetarin e tyre.

Duhani është padyshim një ves i keq dhe i dëshmshëm për shëndetin, por të paktën kryetari i PD e respekton ligjin anti-duhan dhe ka dalë në ambientet të hapur për të tymosur.

Të fundit