Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha: Ilir Meta është bërë ‘bishë’? E shikonte gjithmonë veten…

Lulzim Basha: Ilir Meta është bërë ‘bishë’?

Lulzim Basha ka lëshuar akuza ndaj presidentit të zgjedhur, Ilir Meta, i cili është përfshirë intensivisht në fushatë, pavarësisht se premtoi të kundërtën pak javë më parë.

Duke folur në Dibra, Basha tha se Meta është bërë “bishë” sepse e shikonte veten me një dorë në bakllava dhe një në sheqerpare, por kjo do të ndryshojë.

“Është bërë ‘bishë’ Ilir Meta. Po pse është bërë ‘bishë’ Ilir Meta? Sepse e shikonte gjithmonë veten me një dorë në bakllava dhe një në sheqerpare. Por dorën në bakllava nuk do e ketë më, por më duket se edhe këta të sheqerpares nuk do e lejojnë”, u shpreh Basha.

Ai u kërkoi dibranëve që të mos votojnë as PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe më mirë është që votën ta hedhin në lumin Drin se sa të shpërdorojnë për këtë parti.

Basha me dy premtime të mëdha në Dibër: Rruga e Arbërit përfundon në dy vite; hapim universitetin

Të fundit