Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha jep lajmin: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Lulzim Basha jep lajmin: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar se informacionet e fundit bëjnë me dije se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, kryebashkiak i Durrësit. Në një dalje për gazetarët nga selia blu, Basha tha se arrestimi i Dakos do të ndodhë për shkak të përfshirjes në dosjen ‘339’.

Duke theksuar se arrestimi i Dakos është i domosdoshëm, Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk mund të kalojë skandalet duke flijuar njerëzit e afërt.

"Takimet në PD janë intensive në funksion të aksionin opozitar. Ajo që dua të ndaj sot është një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjeke fasadë nuk do e shpëtojë dot nga përgjegjësia politike dhe ligjore që ka. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar. Në orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Do t’ia them qartë shqiptarëve, që arrestimi i Vangjush Dakos duhet të kishte ndodhur që kur dosja ‘339’ faktoi që ai bashkë me hierark të tjerë socialistë, me emër dhe me mbiermër, janë kapur në përgjime zyrtare të prokurorisë duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të tjetëruar votën e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Mosarrestimi është bërë me urdhër të Edi Ramës. për të mos arrestuar Vangjush Dakon, Edi Rama madje flijoi edhe një prej benjaminëve të tij, Fatmir Xhafajn. Ndaj, arrestimi i Vangjush Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, por nuk e shpëton urdhëruesin e krimit të gjithë krimeve, bashkëpunimit të hapur të sektit kriminal të ‘Rilindjes’ me organizatat e narko-trafikut", tha Basha.

“Është e njëjta lëvizje që bëri pas protestës së studentëve me zëvendësimin e gjysmës së kabinetit me figurina të tij. Çdo shqiptar e kupton që problemi në këtë vend zgjidhet vetëm me largimin e Edi Ramës. Mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve të tjerë më të afërt të tij të kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar, por asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar, por jam i bindur edhe në besimin e qytetarëve se vendi nuk mund të mbetet peng i një njeriu të kapur në vjedhje votash dhe pastaj ka plaçkitur Shqipërinë për të pasuruar një grusht njerëzish”, u shpreh Basha.

Kreu i PD-së kërkoi largimin e Ramës nga posti i kryeministrit si mënyra e vetme për t'i dhënë fund krizës ku ndodhet vendi.

“Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft, kupa është mbushur. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç largimit të Edi Ramës dhe krijimit të një qeverie tranzitore me njerëz tw pa lidhur me krimin”, tha Basha.

“Mund të shkojë deri në flijimin e njerëzve më të afërt”, Basha paralajmëron se Rama po dorëzon bashkëpunëtorët

Të fundit