Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha: Nëse nuk përmbushim premtimet në qeverinë e re, na rrëzoni

Lulzim Basha: Nëse nuk përmbushim premtimet në qeverinë e

Protesta e opozitës ka hyrë në ditën e 28-të dhe është e vendosur të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit të saj. Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar vazhdimisht  se opozita do rikthehet në Kuvend, vetëm nëse arrihet një qeveri teknike që ka besimin e gjithë forcave politike.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se pushteti nuk është trashëgimi dhe Edi Rama nuk ka të drejtë hyjnore për të qenë kryeministër, por ka ardhur aty me një  kontratë që nëse nuk përmbushet, qeveria largohet një orë e më parë.

“Nëse Republika e re dhe qeveria e re nuk përmbush premtimet me të cilat kërkon votën tuaj, është e drejta juaj legjitime që të mblidheni këtu dhe jo vetëm këtu por të futeni brenda dhe ta rrëzoni” tha Basha.

Ai kërkoi ndjesë në emër të opozitës për të gjitha premtimet e pa mbajtura, duke e vënë theksin tek ato që kanë pasur të bëjnë me shtresat në nevojë.

Gjithashtu, Basha foli edhe për reformën në drejtësi dhe tha që ajo do të zhvillohet nga gjykatës dhe prokurorë të pavarur.

Basha e ka thënë që herët se në çadrën e opozitës ka socialistë që shkojnë çdo ditë  me teserat e partisë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës.

“Njerëz që i bashkohen kësaj levizje popullore që është më e madhe se Partia Demokratike, më e madhe se opozita siç është vetë kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më e madhe se çdo parti politike, të jesh i sigurtë, që një pjesë e këtyre socialisteve, për këtë levizje, kanë kryer misionin e saj të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me siguri, do të kthehet edhe Partia Socialiste apo do kthehet tek një parti tjetër. Sigurisht janë të mirëpritur të vijnë dhe të votojnë për PD-në. Por e vërteta është se këtu është një levizje popullore, kombëtare për një synim që është shumë më i madh se partitë politike”.

 

Të fundit