Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha: Reforma Zgjedhore, tri kushtet që duhet të plotësojë mazhoranca

Lulzim Basha: Reforma Zgjedhore, tri kushtet që duhet të

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi ditën e djeshme aleatët e Partisë Demokatike, brenda dhe jashtë parlamentit për të diskuatuar për reformën Zgjedhore.  Basha do të nisë një sër konsultimet me të gjithë  faktorët për të sjell ndryshime në Kodin Zgjedhor të cilat sipas Partisë Demokratike janë një ugjencë.

Synimi kryesor i opozitës është reforma Zgjedhore zgjedhor, përmes së cilës do të mundësohet numërimi elektronik i votave, deklaron “Panorama”

Basha ka deklaruar se opozita do të kërkoj miratimin e menjëhërshëm të kësaj reforme që qeveria mos të pëdorë më si alibi mungesën e kohës.

 Ndërsa aleatët e tij shprehen se kanë një aksion të përbashkët për ndryshimin e Kushtetutës, propozime për ndryshimin e pjesshëm të hartës administrative-territoriale krahas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.  

Kryedemokrati ka paraqitur tri  kushte ndaj mazhorancës për të pasur një bashkpunimë për Reformën Zgjedhore.

“jemi të vendosur që kjo reform as të mos ndalet, as të mos bëhet për sy e faqe, vetëm nga partitë politike në vend, por të bëhet vetëm pasi të ketë konsultime dhe konsensus më të gjerë shoqëror. Ne jemi të hapur për modelin, por duhet të plotësoj, sipas Partisë Demokratike, tri kushte: E para, të mundësoj votimin me numërim elektronik; e dyta, të ulë rolin e kryetarëve dhe partiv politike; e treta, t’u jap më shumë pushtet qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit të tyre në parlament dhe në të gjitha organet e tyre vendimmarrëse”, është shprehur Basha

Të fundit