Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha replikon me Donald Lu nga salla e Kuvendit: Mos gënjeni më veten, ‘peshqit e mëdhenj’ i keni në krah

Lulzim Basha replikon me Donald Lu nga salla e Kuvendit: Mos gënjeni

Deklaratës së ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, se ka ardhur koha që ‘peshqit e mëdhenj’ të dënohen, i është përgjigjur kryeopozitari Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit.

Basha kërkoi nga ambasadorët që të mos gënjejnë më veten për këtë çështje sepse ‘peshqit e mëdhenj’ i kanë në krah në çdo pritje zyrtare.

“Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më. ‘Peshqit e mëdhenj’ janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e Qeverisë këtu në Parlamant”, u shpreh Basha.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se kryeministri Edi Rama zgjodhi të bashkëpunojë me krimin kundër interesave të Shqipërisë dhe tani e ka të pamundur të shkëputet.

Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, dy orë pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu

Të fundit