Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha takim me gazetarët, VOA transmeton "live" aktivitetin

Lulzim Basha takim me gazetarët, VOA transmeton "live"

Kryedemokrati Lulzim Basha po realizon një takim me gazetarë, me organizatat e mediave si Lidhja e Gazetarëve, Unioni i Gazetarëve, Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë, ku po diskutohet për lirinë e medias në funksion të demokracisë dhe interesit publik.

Basha u shpreh se problematike mbetet mungesa e investigimeve nga mediat shqiptare sa i përket drogës dhe krimit.

Basha theksoi se media të vogla, portale online kanë luajtur rol më të rëndësishëm sesa mediat kombëtare.

Sot në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Basha u shpreh, "Për ironi të fatit, 10 vite më pas në përkujtimin e kësaj ngjarje madhore, raporti i DASH tregon se Shqipëria është kthyer në një vend ku nuk ka siguri por lulëzon droga, krimi i organizuar".

Të fundit