Flash News

KRYESORE

Lulzim Basha, të cilin nuk e keni parë akoma

Lulzim Basha, të cilin nuk e keni parë akoma

Red Varaku

Askush nuk mund ta mendonte para 13 vjetësh që Lulzim Basha do të transformohej në njeriun i cili do të merrte përsipër të rithemelonte Partinë Demokratike, ta ndryshonte atë rrënjësisht, duke i dhënë një pamje krejt të ndryshme nga të gjitha pikëpamjet nga ajo e para-ardhësit Z. Berisha.

I diplomuar shkëlqyeshëm në Universitetin e Utrehtit, një nga Universitetet më të mira në Holandë dhe në botë, Lulzim Basha konsiderohej nga kolegët e tij një djalë i edukuar, i urtë, i qetë, i veshur në mënyrë elegante si dhe me aftësi të rralla komunikimi, tipar ky që e bëri të binte menjëherë në sy si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ku dhe pati suksese të pamohueshme.

Kundërshtarët e tij në Partinë Demokratike, të cilët duhet thënë që përbënin shumicën, kurrë nuk do ta merrnin seriozisht 'kërcënimin', që një njeri me pamje djaloshare dhe studentore, do të bëhej një ditë Kryetar i Partisë Demokratike, duke u votuar me 91% të votave si dhe duke 'arkivuar' kontributin e shumë personaliteteve të sprovuara. Personalitete të tilla, që as në ëndrrat e tyre më të këqija nuk e kishin menduar se do të vinte një ditë që një "student" do t'i fuste në 'dosjen e të konsumuarve'.

Ata që e njohin prej kohësh, e dinë shumë mirë se Luzim Basha është njeri i cili nuk tërhiqet dhe di të marrë vendime, edhe nga ato që në dukje janë shumë të vështira. Tiparet dominuese janë mirësjellja dhe eleganca. Mirësjellja dhe Eleganca është dhe "Modus Operandi" i stilit të tij. Ai sillet në mënyrë elegante dhe të kulturuar, gjë që shpesh ja marrin për dobësi, por është njëkohësisht i prerë në rrugën dhe për rrugën që duhet të ndjekë Partia Demokratike dhe më pas Shqipëria. 

Ata që e njohin e dinë mirë që nuk bën asnjë kompromis, edhe nëse kjo do ta dëmtonte atë, por edhe nëse kjo do t'i sillte avantazhe apo përfitime. Ata që e njohin, e dinë fort mirë se pas paraqitjes dhe pamjes se tij të edukuar, dhe pas buzëqeshjes, ndodhet dikush që nuk ka frikë të përballet, qoftë ai i fortë apo i pasur, madje ai nuk ka frikë as të kundërpërgjigjet ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, në rast se parimet i rrezikohen. 

I vendosur deri në fund, Lulzim Basha është sot lideri i pakonkurueshëm i Partisë Demokratike, një udhëheqës me një vizion të ri për Shqipërinë, i cili sapo ka filluar të shpërfaqë ide që po agojnë rishtas në mëngjesin e vonuar te tranzicionit shqiptar. Ide që të sfidojnë, si në kuptimin intelektual ashtu dhe politik, dhe që në vitet e ardhshme do të dominojnë mendimin politik shqiptar.

Vizioni politik i Lulzim Bashës do të reflektohet menjëherë në parlamentin e ri shqiptar, duke vënë përballë dy modele politike: atë të krimit dhe drogës përballë Romeo Gurakuqit, Valentina Dukës, Luçiano Boçit, e shumë personaliteteve të botës akademike Shqiptare.

Edhe pse do të jenë më të paktë në numër, ky parlament do të jetë Parlamenti i Lulzim Bashës.

 

Të fundit