Flash News

KRYESORE

‘Lumë’ shkarkimesh në Policinë e Tiranës, nga zv.drejtorë deri tek shefa Komisariatesh

‘Lumë’ shkarkimesh në Policinë e Tiranës, nga

Vijojnë shkarkimet dhe ndryshimet në Policinë e Shtetit.

Mësohet se sot është shkarkuar zëvëndësdrejtori Skënder Hita, i cili është emëruar në të njëjtin pozicion në Lezhë.

Ndërkohë në vend të tij mësohet të jetë emëruar Arsen Sinomati, i cili mbante detyrën e shefit të Komisariatit Nr.2.

Po ashtu është shkarkuar Aleko Shatro, shefi i komisariatit Nr.4, i cili është emëruar si specialist në Drejtorinë e Përgjithshme Tiranë dhe në vend të tij është emëruar Agim Hoxha, ish shefi i komisariatit Shijak dhe në Shijak është emëruar Aliosha Broka.

Shkarkohet Elton Alushi, shef i komisariatit Nr.1 i cili është emëruar shef sektori tek krimet e lehta.

Shkarkohet shefi i sektorit “Shqiponja” Vladimir Laska dhe në vend të tij emërohet Olti Bistri.

Shkarkohet shefi i komisariatit 6 Neritan Bocidhe në vend të tij emërohet Arben Aliko.

Ështa shkarkuar po ashut shefi i komisariatit rrugor Ervin Hasrama dhe në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti.Mësohet se shkarkime ka pasur edhe në komisariate e Drejtori në qarqe.

 

 

Të fundit