Flash News

KRYESORE

Lumi shpëton banorët e Ibës nga flakët e zjarrit, paniku vazhdon

Lumi shpëton banorët e Ibës nga flakët e zjarrit, paniku

Edhe pse u deklarua se zjarri ne Ibë u vu nën kontroll, përhapja e zjarrit në zonën pyjore të fshatit vazhdon. Banorët e Ibës janë zënë nga paniku, teksa janë shkrumbuar kurora me pyje. Banorët shprehen se linjat e tensionit të lartë rrezikohen nga zjarri. “Nga zjarri masiv na ndan   vetëm lumi në Ibë. Për shkak terrenit, ndërhyrja nga toka është e vështirë. Ndërhyrja me helikopter u ndërpre për shkak të errësirës,” thonë banorët.

“Për rreth 30 minuta ka mbërritur helikopteri që po operonte në një operacion tjetër në Mirditë. Zjarri në Ibë është në një terren të vështirë që nuk jep mundësinë e veprimit nga toka. Me mbërritjen e helikopterit është izoluar perimetri i zjarrit, dhe forcave tokësore u është mundësuar ndërhyrja për të shuar ato pjesë të zjarrit që kanë mbetur pas ndërhyrjes me helikopter. Nga zjarri rrezikohej edhe linja e tensionit të lartë”, tha Prençi për “News24” me heret.

Të fundit