Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raimonda Shundi Dervishi
Kur Veliaj-n, tashmë Kryetar Bashkie, dikush e lodh duke i kërkuar pronën e tij që institucioni ia ka rrëmbyer në emër të ligjit, përgjigja e Ali Kadiut sipas personave të brendshëm është “T’i këpus një VKM unë, se e kam gatiii”. E nga ky moment pronari i ligjshëm tkurret në hiçin e vet. Kur për pronarin ndodh kjo, po për hallexhiun që do një kioskë të punojë, çfarë mund të ndodhë?!
Sa herë që kaloj në shesh-rrethimin e rrugës periferike të Kinostudios, përshëndetem me Lumen: gruaja që shet gazetat dhe kinkaleritë e saj të vogla në kioskën modeste e jo fort të bukur prej teneqeje. Në krah të saj janë 3 koshat e plehrave si dhe autobuzët që ndalojnë vazhdimisht. Teksa afrohem, ndeshem me pamjen e gruas syqeshur. Afshi i temperaturave të larta e ka detyruar të gjejë zgjidhje rrethanore për tu freskuar, duke iu ruajtur kapriçove të rrezikshme të tensionit, i cili nuk i kupton kushtet e vështira të zonjës. Në kokë kishte lidhur një shami te lagur ndërsa në dorë mbante një çadër të madhe shiu (të zezë); gazeta i shërbente si freskore. “çfarë ke,”- e pyes, “ke dhimbje koke?”... “VAPAAA ZEMER, VAPA!” “Mungesa e korentit në kioskë nuk ma lejon freskoren, kështu që detyrohem të gjej zgjidhje të tilla RRETHANORE.” “Po pse nuk i thua të zonjës sw kioskës të të sigurojë kushtet, pasi ti ia paguan qirane apo jo?!” “I kam thënë po… aha. E njeh Vjollcën ti? Aman të lutem, thuaji se mos më jep edhe mua një kioskë nga ato “Pepsi”, të shpëtoj njëherë e mirë nga sikletet.” “Po pse ti nuk mundesh ta marrësh vetë?” - i them. “Jo, as që bëhet fjalë! Duhen njohje të forta nga lart. Meqënëse ti ke punën e tillë, a mundesh të ma bësh si nder? Të lutem, se me këtë mbaj familjen.” Nuk e harroj ditën që koha u freskua nga shiu dhe kur e përshëndeta pash një grua të lumtur. “Sot shes për qef” - më tha dhe më kujtoi bisedën e shkuar. Nga rendjet ditore, kioskizimi i ri i vendit nuk kishte hyrë në sferën e vëmendjes sime, por kisha dëgjuar për bonuset qeveritare me të cilat televizionet dominuese ishin shpërblyer pas një pune intensive me shërbimet ndaj partisë në pushtet. E kishim harruar fenomenin “një kioskë/teneqë e re nga-ditë”, pasi Rama mundi ta zhdukte.
Me një vendim të Bashkisë Tiranë, të miratuar nga qeveria Rama, aprovohet leja për vendosjen e 100 kioskave në sheshet kryesore të Tiranës. Por, ndryshe nga 18 vite më parë, këto kioska nuk po hapen për rreth 100 familjet e varfëra që kërkonin të provonin iniciativën e tregut të lirë dhe për të mbijetuar. Ato menaxhohen nga pronarë televizionesh të rëndësishme. E natyrshëm që pas zhvillimeve të tilla, ata që digjen janë vetëm të dobtit e të pa-klantit. Lumja nuk mund të çajë në këtë pazar klanesh. Borxhet politike fshijnë automatikisht kokat e dobëta të hallexhijve të cilët shpresuan në një mundësi vetpunësimi. Monopolizimi, apo konkurenca e pandershme, janë fenomene të njohura të cilat me kalimin e viteve presim të zbehen në Shqipërinë aspiruese për në BE. Pushtimi i territorit bën që konkurrenca të mos jetë aspak e ndershme dhe lë në mëshirë të fatit këtë kategori qytetarësh. Konkurrenca e pandershme e duhanit dhe pijeve jo-alkolike në këto zona bën të pasurohen fare pak familje, ndërkohë që duhej të qe krejt ndryshe. Shëmtija e kioskizimit në vitet e tranzicionit nisi si nevojë e qytetarëve me më pak të ardhura, ku ajo kioskë (që duhej të ishte e përkohshme) të mundësonte mbijetesën e familjeve më të varfëra. Midis tyre edhe ato që dolën nga burgjet apo internimet e kohës së diktaturës. Sot kjo kategori nuk është më aspak e përfshirë.
KIOSKAT E PAS VITEVE 90’ janë shembulli i parë që sollën një pjesë të mirë të bizneseve që sot po vrapojnë me bizneset e mëdha dominuese. Madje disa prej tyre janë edhe pjesa më aktive e politikës. Janë pikërisht këta emra që dinë fuqinë dhe vlerën e një kioskëze të vogël për t’i katapultuar më pas në suksese biznesi, megjithëse edhe thyejnë eshtrat në humbjet e kalimeve nga njëra tek tjetra. Nuk është pika ime e fortë ekonomia me shifrat, por unë vrapoj me kujtesën dhe me faktet historike. Kioskëzimi ishte fenomeni në të cilin Tirana u zhyt me shpejtësi të çuditshme. Biznese të përkohshme që zgjatën mjaftueshëm për atë “pak” që qe parashikuar. Parku Rinia dhe Bregu i Lanës në çdo cep të gjelbër apo të betonizuar, u pushtua nga kioskat, të cilat filluan të rriten në gjerësi dhe lartësi, hap pas hapi me rritjen e aktivitetit, i cili prodhonte të ardhura shtesë për t’i investuar. Pra, shumë kapitalistë të rinj u lindën ose krijuan kapitalin e tyre fillestar me një kioskë abuzive. Disa nga ta u rritën derisa pastaj u kthyen në oligarkët e sotëm. Është e njohur sfida që Pandeli Majko u bëri kioskave kur erdhi në pushtet në shtator të 1998-së. Por mbeti pa u përfunduar pasi nisi lufta në Kosovë duke kaluar tek ata të gjithë energjinë diplomatike. Ndërsa Rama me energjitë dhe ambicjet e nisjes së karrierës në politikë, e rimori çështjen e kioskave duke e zgjidhur përfundimisht si fenomen. Solidariteti i kompanive të ndërtimit ishte pjesë e aksionit falas të pastrimit të qytetit, e kështu Lana dhe Parku Rinia mundën të marrin frymë deri në momentin e shfaqjes së një fenomeni të ri: kullëzimi. Treshja pushtet-politikë-biznes u përshkrua për kohën me parullën “një pallat - një votë”. Ndërsa sot, “një kullë - një kioskë - një show ja tek u kry’!” Ata të mëdhenjtë e bizneseve bëjnë planet, ndërsa Lumet… duan bukën e përditshme. Sot po i referohemi Shqipërisë së vetëm 25 viteve të lëna pas dhe emrat e kësaj politike janë të tillë. Nëse do gjykojmë pas 50-100 vjetësh, kushedi se si do të jetë çbërë individi, e bashkë me të edhe Tirana, qyteti ynë.
Shtimi i kioskave për të ndihmuar kategorinë e personave në nevojë duhej të ishte shndërrimi më i natyrshëm për të bërë që vendi me shumicë të papunësh të mundej të frymonte disi më qetë. Megjithëatë askush apo pak-kush kërkon zgjidhje e alternativa konkrete në vend të “shfaqjeve” për të qetësuar kategorinë e pashpresë, si ajo e Lumes.
Ndryshe Veliaj u fut një VKM dhe ja tek u shkrinë të gjitha bizneset që ngrenë krye.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38

